PLISI….!
Gjyshi im me plis të bardhë
Ëndrronte për liri e ardhmeri,
Qendronte pranë oxhakut,
Për t’pritur më kafe mysafirët.
Jeta është lodër e mrekullueshme,
Që ecën sipas përcaktimit të fatit
Në hapësirën prej zhurme e tymi,
Thoshte shpesh gjyshi im Maliq.
Plisi nën të cilin fle vullkani,
Tregon bardhësinë,
Ruan kujtesën tonë,
Të mirë e të trishtë,
Të pëcjellë brez pas brezi!
