Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritDava Gjoka Llesha-KUR PRANVERA VJEN NXITUAR

Dava Gjoka Llesha-KUR PRANVERA VJEN NXITUAR

Më buzëqeshi dielli ,
sot nuk u përmbajt
I pastër dhe qielli ,
përmbi malin Dajt

Jo si herë të tjera ,
sot më buzëqeshi
Se po vjen Pranvera ,
të më thoshte ,deshi

Edhe mali Dajt ,
më tha sot një fjalë
Hiç nuk u përmbajt ‘
Pranvera ,tha, ka ardhë

Prit ,mos u nxito ! ,
o mal i bekuar
Dielli nuk të ngroh ,
kur, Pranvera , vjen nxituar

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT