Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritDava Gjoka -PARAJSA IME

Dava Gjoka -PARAJSA IME

PARAJSA IME

Sa herë shkoj unë në vendlindje
E kam shpirtin plot me mall
Atje m’pret “parajsa”ime
E më thotë “mirë se ke ardhë “


Sa herë shkoj n”parajsën” time
Një trastë malli marr me vete
I thërras t’mijat kujtime
E m’thonë ,prap këtu na gjete


Nis e flas unë me kujtimet
Ulur bashkë aty tek dera
Brenda shpirtit i ndjej dhimbjet
Kur “n’parajsë ” shoh gurë e ferra


Një pikë loti m’tradhëtoi
E m’rrëshqiti shpejt përtokë
Loti i mallit më pikoi
Si vendlindja s’ka në Botë


Sa herë shkoj atje n’vendlindje
Si n’parajsë më duket vetja
Mora n’krah’ t’mijat kujtime
E n’parajsë unë rashë e fjeta

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT