Ku t’kam pa moj bukuri?
Që ma mbyll synin e zi.
As më njeh, as të njoh,
po përditë këtu të shoh!
Ku t’kam pa moj belhollë?
Që nga larg ma ban me dorë.
Thue se njihemi nji jetë…
kur kaq amël nis e m’flet!
A thu lem në t’njajtën ditë?
Që m’trazon fort n’shpirt.
A mos erdhe prej hane?
Me ma fal mue zemrën tane!
A mos je lulja e zambakut?
Që ksaj zemre po i vjen hakut.
A mos je ti lulja në gem?
Që ma lodh shpirtin tem.
Fol pra fol moj shtat selvi!
Ku u njohëm NE të dy?
Që s’ma le kët’ zemër t’qetë,
por m’pickon si nji bletë!
Ku t’kam pa moj bukuri?
Që i merr n’qafë djemt e rij.
Ua merr menjen me nji fjalë,
e u rrëshket durve si ngjalë.
