Ç’ABSURDITET !
Oh, ç’absurditet!
Kur hija jote të pështyn në fytyrë,
ta hedh në mes të ballit pluhurin e kohës.
Me grushtat e mashtrimit,
s’të le vend në trup, pa ta nxirë…
e para të gjithëve të bën gaz i botës!
Oh, ç’absurditet!
Kur hija jote të rreh, e s’të le as të qash.
Të afron pjatën me frymë plot,
të thotë me zë të lartë në vesh: -Mos guxo të hash!
Ndjek hijen tënde për gjithë jetën,
por nuk e zë dot!
