Humor me pikatore….!
Bota ka disa minerale të veçanta
Që nxirren nga “miniera” e politikës!
Futen tek “qelitë” televizive
Transmetohen si lajmet e frikës.
Gazetarët me lajme në dorë
E shiten shpirtin, u bënë dezertor.
Mediat e lajmeve të rreme
Vadisin ferrat në realitetin tonë.
Industria e Hollivudit dhe argëtimit
Që është “miniera” e mashtrimit,
Nuk do të jetë gjë tjetër, veçse një axhendë e errët dhe e vjetër,
që u tall me rracën njerëzore.
Kultura e Hollivudit dhe satanizmi,
I bekuar nga gjysh kapitalizmi!
Prostitucioni dhe pedofilia në Hollywood me kokën lart shkon i shfrenuar.
Asgjë nuk kemi ditur.
Kohët e fundit është zbuluar.
Kultura që rrethon industrinë e argëtimit,
Mund t’a quaj me plot gojën,
Është kultura antivlerë e njerëzimit.
Reklamimi i korporatave gënjeshtër me bisht.
Mjekësia e rreme konkretisht
Me anë të rrezatimit dhe kimioterapisë
Nga kanceri 6 muaj të jep afat
“Rroftë shkenca jemi me fat”
…..
Mashtruesja mjeksi,
nuk ka tjetër garanci!
Kërkon të shesë ilaçet që nuk kurojnë.
Askush nuk ka interes të kurohet kanceri!
Jetojmë në planetin e luftës
Shërimi dhe paqja në grykën e pushkës.
Shkenca merret me industrinë e armatimit.
Janë disa predha që sjellin kancerin.
Të hamë ushqimin e rremë,
Kemi rastin dhe nderin…..
Ushqimet që hamë nuk rriten nga toka, Përkundrazi, po ingjinjerizohen në fabrika.
Nga rubineti i lajmeve në televizion
Lajme të lengëshme si mashtrimi dhe frika!
Uji i rremë është një tjetër falsifikim .
Një ujë që nuk rrjedh nuk pihet,
Thonte dikur gjyshi im.
Sot situata është ndryshe
.
Ujin e kanë vrarë…..
Të vdekur e kanë futur në shishe.
“ujë i vdekur” i holluar me fluor dhe klor
E pimë nga halli me zor.
