Impulse Amazonike!
Këto që them janë të vërteta,
Dhe jo ëndrrat e mia,
Që dua t’i tregoj
sapo ngrihem prej krevatit…..’
Amazonat ishin popullsi të përbëra nga femrat.
Ndiqnin zakone antike të matriarkatit.
Pranonin miq të seksit mashkullor,
vetëm kur donin të mbisnin shtatzanë!
Pastaj i largonin me neveri dhe nxitim.
Fëmijët meshkuj që lindnin
I vrisnin pa përjashtim!
Njësoj si bletët, i njëjti veprim!
Bletët femra vrasin bletët meshkuj
E dhimbshme dhe e çuditshme!!
Popullsitë amazonike ishin të pranishme:
Në Afrikë, në Egje e në Azi.
Ka ikur një çmenduri dhe vjen një tjeter…..
Një modë e re
bazohet në zakonin e vjetër
Sot janë disa gra,
me impulse amazonike!
Sapo vijnë në pushtet,
Largohen prej çdo drite.
