Nëna mare dhe motra ime Lule.
Fotot flasin me gjuhën e përjetesisë.
O nëna ime Mare Luca
O ëngjëll i mirësisë
Ke shumë kujtime , me foto të shumta.
Me ty kujtoj shpesh, vetëm ditët e lumtura.
Këtu ke dalë në foto
me vajzën e madhe Lule.
Kur me lulen shkove në kishën e laçit,
Një besimtare nga shkodra
Ju pyeti ty dhe Lulen:
— Ju të dyja a jeni motra?
U martove shumë e re o nëna ime.
Nuk e ke njohur nënën
Të rriti njerka që të donte.
Ajo nuk pat kurr femij
Femijët e burrit i bekonte.
Edhe pse të donte njerka,
Kur nuk e ke nënën, gjithmonë ndihesh jetime .
U martove me Nikollën
Edhe pse ishte pak i vështirë,
të mirë e kalove kohën.
Zoti të gëzoj, me dy vajza dhe tre djem.
Emigrimi na pat ndarë,
Nuk e di çfar të them?
Kjo ikja jote, aspak nuk më ndan.
Në ëndrrat e mia, ëngjëll të kam.
Nuk e di pse me vete,
e more dhe djalin Rrok!!?
Atje e ke djalë, mik dhe shok.
Ta dëgjoj zërin në vidio kur flet.
Vidion tënde në yotub e kam futur.
Në kujtimet e mia ke mbetur:
Nënë e lumtur,
e qeshur, dhe e bukur.
