Rreshtuar si lisat në gëzime.
Unë jam sot më i vjetri i fisit.
Me dy gjashta, është mosha ime.
Kjo foto e bukur më sjell bekime.
Rreshtuar si lisat në gëzime.
Kjo më e vogla në trup
është motra ime.
Në Greqi punon dhe motra Gjyljana.
Ajo në fytyrë ngjason si nana.
Pastaj vjen nusja e nipit Kristian.
Bukuroshja, nuse e re,
Shqiptare, edhe ajo si ne.
Familjarisht emigrante ne Greqi.
Pas humbjes së Rrokut na solli lumturi.
Dasma e vogël u bë në Greqi.
Kjo dasma e vogël
e djalit të madh të Rrokut,
Kalojë përpara meje,
Si fluturim i zogut.
Dhe Rroku nga parajsa,
i qeshur na shikon sot.
Të bëhej gjysh, nuk arriti dot!
Pastaj vjen nusja me lule në dorë,
Dhe me Kristianin në zemër.
Ka të drejtë të jetë e lumtur,
E martuar në derën,
e një fisi me emër.
Vjen nana e kristianit,
e mrekullueshmja kunata Natale.
Ja ku është dhe dhëndri
i qeshur me kollare.
t
