Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz dhe kryeminsitrja italiane Giorgia Meloni kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët pas takimit që kanë mbajtur të enjten në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vucic.
Në komunikatë thonë se mirëpresin angazhimin e të dy palëve në diskutimet e djeshme dhe se i marrin parasysh komentet e të dy liderëve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për të zbatuar.
Në këtë qëndrim të përbashkët thuhet se draft-statuti i paraqitur është brenda parametrave të caktuara nga palët.
“Draft statuti që ne paraqitëm dhe miratojmë plotësisht përfshin një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, brenda parametrave të përcaktuar nga palët”, thuhet në komunikatë.
