Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritDemir Rusi-BESË PRERËT..

Demir Rusi-BESË PRERËT..

BESË PRERËT…
Mizerabël jetë e ndyrë
Fëtyrë zinj e të pështirë
Sy ndër sy ta luajn fjalën
Prapa krahëve t’heqin shkamin


Besë prerët bëjnë hatanë
S’janë për vete,ngatrrojnë dynjanë
Bien në gjunjë kur kan nevojë
Mbarojnë punë s’flasin me gojë


Nuk bëjnë hair as preokopi
Kalojnë jetën errë e zi
Me dhëmb han vetveten
N’super stres e kalojn jetën


Me ta zihesh dhe në petulla
S’kanë ide as argumenta
Nuk jetojnë dot pa sherre
Dit për ditë hapin probleme


Tradhetin disa e kan tek nderi
Por më shumë vret besë preri
Kur çdo gjë bashkë e kemi
Prapa kraheve s’vendos njëri


O të pa gdhendur th’rrisni mendjes
Mos ja fusni si kau pelës
S’kalohet jeta me të hedhur
As me rrena e me të fshehur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT