ODA DIBRANE
Oda dibrane,në Peshkopi këto ditë
Ritual i zakonshëm, bëhet çdo vit
Folklori dibran, memorie e historisë
Himne ndër breza, krenari e lavdisë
Dibra Çamëria Tuzi, Prizreni e Dibra e madhe
Ajka folklorike, nga trojet shqiptare
Ndezën Dibrën flak,hijeshuan n’bulevarde
Dhe blinat u tunden, nga buçima e daulleve
Të gjitha të mrekullueshme,të bukura
Por shquhej Shkupi, Çamëria, Tuzi e bulqiza
Si yje zbritur nga qielli vezullonin
Oh, sa deshëm gjatë të vazhdonim
Ju lutem, mbajeni ndezur zjarrin e tradites
Ku t’parët tanë, me sakrifica e ngritën
Shumë nga këto këng e valle mbeten
Përmes plumbave kapërcyen, u përballen me vdekjen
Dhe prap ja ku jemi, historia rron e flet
Mbetur e trasmetuar ndër mijra vjet
Në sofrën e Dibrës sonte shtruar
Flamuri kuq e zi, qytetin mbuluar
Faliminderit Dibër e tradites beses e trimërisë
Vendi bujar, i mikpritjes dhe historisë
Krenari për mua si dibran i thekur
Lindur këtu e po këtu do të tretem i vdekur
Mbaje dibër traditën, shtrëngoje fort
Xhevat Limani, “Skënderbeu” i Dibrës shkëlqeu sot
Ka plot Dibra,vajzat dhe djemtë nuk i sosen
Sonte emocionet e tradites si rrallë na përloten
