Mos ja ciflos buzët gotës së ndjenjës,
Se buza e thyer rrjedh dhimbje dhe gjak…
Flaka e shpuzës, në lumin e venës,
Ikën rrëmbyer dhe shpirtin e lag…
Me gotë të ciflosur, nuk pihet dashuria,
Që ne ëndërrojmë në vitet, ditët që vijnë…
Prej saj gjithmonë vjen e helmatosur shija,
Fjala vret filizin dashuri, kur fryn suferinë…
Të lutem, ruaja buzët e bukura gotës,
Ku pime verën e ndjenjës çdo ditë…
Se pastaj nuk kemi çfar ti themi botës
Që në dashuri na i dinë fshehtësitë…
Ruaja buzët gotës, që të shijojmë dollitë…
