Ti s’mund ta dish…
Ti s’mund ta dish ,
si thyhet malli në gishtërinjtë e mi.
Midis kraharorit mblidhet një vrer,
e ndërtohet si shtëpi.
E gjithë ndjenja e dashurisë ,
shfletohet nëpër fletë…
Pyes nga larg çdo njeri
” Si ësht kështu kjo jetë “?
Ti s’mund ta dish ,më mir që nuk e di ,
si fshihem unë , netëve me hënë ,
Të paktën dije , të kam dashur aq shumë,
Sa në zemrën time, ke zën rrënjë.
