….”Deti rënkon, shpirti i dhëmb, i vure zjarrin me pasionin tënd…!!!”
…..Nuk ka gjumë. Kishte shumë dëshirë të bariste këmbë zbathur bregut të detit. Askush nuk ishte zgjuar përveç yjeve, që ndriçonin lart në qiell dhe Hëna e plotë, që i buzëqeshi si zakonisht.
Ecën shkujdesur me fustanin e holle veror, që ja zbulojnë më bukur hiret e saj.
Pa e kuptuar, e zhytyr në ëndërrime ndjen, që dallga këmbët dhe fustanin i lag ngadalë, dallga u lëpihet kërcinjve të saj.
Bën edhe disa hapa më në thellësi, e shoqëron melodia e dallgëve.
Dhe dallga e eksituar nga hiret e saj lëpihet gjinjve aq të bukur. Heshtje absolute vetëm melodia e dallgëve pëshpërit ëmbël. Fustani është ngjitur, ajo përqafohet me dallgët.
Buzet pak të hapura, të lagura ndjejnë shijen e kripur .
Deti, shpirti i saj dhe shpirti i Atij, që dashuron janë njëlloj.
Deti lëshoi dallgët hireve të saj, si dallgët e të “dashurit” eksituar nga hiret e saj. Dhe Deti vazhdon ti lagë flokët dhe ashtu të rënduar nga uji flokët supeve të saj bien ngadalë.
Dallgët nga buzët trazuan ëmbëlsinë e saj me shijen e kripur të dallgëve të Detit.
Dhe vazhdojnë dallgët të përshkojnë hiret e saj edhe nën fustanin e lagur të ngjitur, sikur të ishin duart e të “dashurit” të saj.
Shtrihet ashtu, lëshohet e tëra pa turp pa ndjerë vështrimet ziliqare të Yjeve dhe Hënës dhe me dallgët hiret e saj bëjnë dashuri.
Po si ajo, dashuri dikur një nate dhe që vazhdoi edhe vite me rradhë, ashtu si deti ishte i dashuri i saj, i fuqishëm, i ëmbël..
Deti, dallgët dhe Ai ishin bërë një.
…..Çfarë i bëre Detit, mike, që rënkon aq thellë megjithëse nuk ka gojë.
I vure zjarrin, e përvëlove me pasionin dhe epshin tënd.
Dëgjoje si rënkon, se i dhëmb shpirti Detit të gjorë.
E zaptove Detin mike, dallgët e tij, që përshkojnë hiret e tua, të binden vetëm Ty.
Deti përqafuar me Ty u bë vullkan, rënkon thellë e le pa gojë.
Dhe Deti tërhiqet, ulet në gjunjë pasioni yt mike dallgët e Detit i treti….
Pirro Minella Millona
Tiranë, më 9 Gusht 2022.
