Sunday, January 25, 2026
BallinaVitrina e libritDITËT ËNDËRRVRARË TË ATDHEUT TIM NGA PANAJOT BOLI

DITËT ËNDËRRVRARË TË ATDHEUT TIM NGA PANAJOT BOLI

Ditët e Atdheut tim zgjohen të lodhura, të plogështa
I therrin kockat nga lagështia e politikës
Kafshatën e ngjyejnë në pika loti
Që rreshqasin në faqet e rreshkura
Nga sytë e buhavitura
Të vendit tim

Ditët ëndërrvrarë të Atdheut tim të përgjumura
Shtriqin çdo ag gjymtyrët e mpira
Të dërmuara nga intrigat e hienave
Që ngrenë pallate si në perralla
Në terrin e shpirtmizorisë
Lubinjtë e natës

Lubinjtë e natës që ditët i përshendesin si engjej
Fytyrëlyer me letyrën e hipokrizisë
Agut i vjedhin dritën e ia venë syve
Mashtrojnë ylberin për kravatë
Me buzëqeshje i servilosen
Tavolinës se ekraneve

Ditët ëndërrvrarë të Atdheut tim heshtin
Jarget e engjejve të politikës rigojnë helm
Vjellje i ndjellin, marrjemendsh…
Një varg rebel të Migjenit sot dua
Atë,Thuaj kangës sate, rini,
T’u thyej dhëmbët flori

Ditët ëndërrvrarë të Atdheut tim të dhembshura
Psherëtijnë poshtë qiellit mugëtirë ..
Të nxirë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT