Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritDje ne Viti u mbajt akademia përkujtimore kushtuar poetit Ramadan Musliu

Dje ne Viti u mbajt akademia përkujtimore kushtuar poetit Ramadan Musliu

Nga Enver Sahiti

Sot më datën 21.10.2023 u mbajtë Akademi Përkujtimore,me fillim nga ora 9:30 me homazhe te varri i Ramadan Musliut në vendlindjen e ti, pastaj me Simpozium në ora 10:00 ku u diskutua mbi vlerat e krijimtarisë letrare të poetit në letrat shqipe, si dhe Ora e madhe Letrare “Metamorfozat e Vjeshtës” kushtuar poetit , kritikut dhe publicistit tonë Ramadan Musliut me rastin e 3 vjetorit të ikjes në amshim.

Profesorët që paraqitën në Simpoziumin Shkencor “Kontributi letrar i Ramadan Musliut në letërsin shqipe” ku me kumtesat e tyre u paraqitën:

Folës;

 Sokol Haliti

 Fadil Abazi

Profesorët:

• Anton Nikë Berisha

 Prend Buzhala

 Nexhat Rexha

 Sylë Ukshini

 Sinan Sadiku

 Isak Ahmeti

 Samet Dalipi

 Esat Kamberi

Ky eveniment u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Komunës z. Sokol Haliti dhe organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “ Ramadan Musliu” në Viti

Në këtë organizim të tretin me radhë morrën pjesë shumë personalitete te jetës kulturore dhe shoqeroro- politike , si dhe shumë miq dhe artëdashës si dhe krijues nga mbarë trevat shqiptare , ku njëherit me kumtesat dhe fjalimet mbi punën, jetën, krijimtarinë, dhe vlerat e personalitetit të Ramadan Musliut e plotesuan dhe madheshtuan këtë event. Veqori e këti eventi ishte edhe konkursi letrar ku në të cilin nga mbi 80 konkurues u përzgjodhen 30 poezitë konkuruese të cilat konkuruan për çmimet që ndau organizatori si”

 Çmimi Kryesor “ Ramadan Musliu”

 Çmimi i pare,

 Çmimi i dytë dhe

 Çmimi i tretë.

Fituesit janë këta:

 Çmimin ‘Ramadan Musliu’ e fitoi profesor Merxhan Avdyli

 Çmimin e parë, Muzafer Ramiqi

 Çmimi i dytë, u nda nga poetët Enis Reçica dhe Ajne Ibërhysaj,

 Dhe dy çmime të treta për poetët Fatos Rushiti dhe Indira Avdyl Hoxha.

Urime e shume suksese fituesve si dhe konkuruesve te keti manifestimi.

Të gjthë pjesëmarrësve të konkursit iu ndanë; Çmime fituesve dhe Mirenjohje të gjithë pjesëmarrësve.

Shshk “Ramadan Musliu” –Viti falemnderon të gjithë të pranishmit si dhe te gjithë ata që kontribuan në ndriqimin e veprës së poetit Ramadan Musliu si dhe të gjithë ata që punuan rresht me ditë të tana që ky përvjetor të jetë në nivelin më të mire mundshëm.

Me shumë respekt Kryetari Fadil Abazil

Viti 21.10.2023

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT