Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritDoli nga shtypi libri i autorit Milot Selmani i titulluar "PËRTEJ SYVE...

Doli nga shtypi libri i autorit Milot Selmani i titulluar “PËRTEJ SYVE TË LARGËT”.

Poeti mërgimtar Milot Selmani, vazhdon të na befasojë me prurje të reja në letërsinë shqipe. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, ai ka vargëzuar si rruazat në gjerdan, tre libra, secilin më të arrirë se tjetri. Pas librave “Poet i Mallkuar” dhe “Arti i të larguarit”, libri “Përtej syve të largët” është i treti me radhë i këtij autori.
Edhe në këtë libër, temë bosht e artshkrimit është dashuria, kësaj radhe e shpërfaqur në formë të prozës poetike të ndarë në tre cikle: Fillimi; Distanca; dhe Dashuria.
Autori me afsh përshkruan një histori dashurie të ndërtuar në distancë dhe të përjetuar nëpërmjet komunikimit ‘online’ dhe takimeve të rralla fizike. Ai shpreh ndjenjat dhe përjetimet e ndërsjella me gruan e tij gjatë kohës që janë larg njëri-tjetrit.
Përmes prozës poetike, autori shpreh ndjenjat më të thella, duke e bërë këtë përmbledhje një përvojë intime për lexuesin. Ai përfundon me një falënderim për gruan e tij dhe një përshkrim të dashurisë së përjetuar, duke e bërë atë një letër dashurie të përkushtuar për të.
Në përgjithësi, ky libër është një përshkrim i bukur dhe emocionues i një lidhjeje në distancë, i cili përshkruan bukurinë dhe sfidat e një dashurie të tillë në mënyrë të ndjeshme dhe të ndjenjshme….
Botues:
Sh.B. “Thesari”, Prishtinë
Redaktor:
Demir Reshiti
Redaktor gjuhësor:
Arton Ahmetaj
Ballina:
Metin Selmani
Përgatitja teknike:
Studio a&a design
Shtypi:
Lena Graphics Design, Prishtinë
Autorit i urojmë suksese të reja në krijimtarinë artistike dhe nga pena e tij presim botime të tjera. (D.Reshiti)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT