Zani yt asht kujtesa,
asht shenjtni e kthyeme n’gjuhë
asht fjala ajo
që gjakun ma ban me vlu.
Lshoje zanin i pafjalë
e ban’ çka t’duesh me mu,
lshoje zanin le t’nihet piskama,
n’uragan le t’kthehet ofshama…
folmë me tan’ trupin-
lëshohu,
ti burrë i pagojë,
ti burrë mizor!
Nata le t’i pulitë sytë,
veshun me kangën tonë,
sonte jam e çmendun dashnie
tan’ etje për lojë!
