Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritDONIKA GASHI: TË KAM FALË

DONIKA GASHI: TË KAM FALË

T’i kam falë
të tana rrenat e vogla e të mëdha,
të nevojshmet e të panevojshmet që i baje
n’emën të betejës së impresionimit.
Ta kam falë
secilën përpjekje lakuriqe
që të më mbrojë prej dramave të jetës,
tu e pretendu kalorësin
shpëtimtar të ndjenjave
gjithqysh të trazueme të mia,
pa dashtë të dije se drama ishte vetë kjo.
Të kam falë
për të tana pamundësitë njerëzore
me përmbushë personin tim vetmitar.
Të kam falë.
Se m’ke dashtë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT