Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritDorina Avdurramani -HESHTJA

Dorina Avdurramani -HESHTJA

Heshtjen e bëmë streh,strehën e fshehëm
Nga shikimet e rënda,sytë i çakorduam
Nuk guxuam ti themi se zemrat i dehëm,
Një ndjenjë që ende digjet: Apo vallë s’u dashuruam?

Heshtja na mbeti si e vetmja dëshmi,
Filluam të flisnim një gjuhë,fare pa kuptim
Që kemi dashuruar vërtetë,e dimë unë dhe ti
Më godiste kujtimi,brenda meje,që mbeti deshtim.

Në minutën e fundit,kur heshtja preki orën
Provova disa momente larg të të rrija,
Dëgjoj e heshtur si luan pianoja mbi dorën,
Heshtjen e bëra nostalgji,të qetë ty të t’lija.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT