Ka gra që moshën jo se japin,
që shpirtërisht ngelen hyjnore,
se për to koha ka ndalur hapin,
nuk shumëzohen me kohën,as në rrënj matematikore.
Ka gra që gjatë të ngelen në mëndje,
sa dhe vetë pasqyra për to xhelozon,.
ti puthësh pa rreshtur,ti puthësh me ëndje,
epshëm cdo natë ti kesh ëndërron.
Ka gra,në zemër i kanë, që i duan s’tregojnë,
me delikatesën e tyre të gjithë i ndjellin,
Si molla e Evës,në pemë qëndrojnë,
Ja pra ata që si patën,që s’guxuan dot ti vjelin.
