Rastësishtë,ndonjë ditë do të shihemi,
në ndonjë stacion treni,apo aeroport,
mbase do të bëjmë,sikur nuk njihemi,
apo do përqafohemi si të marrë, se s’duruam dot.
Diku do të shihemi,ndoshta një ditë,
nuk e di sa stinë,do të kenë kaluar,
në ndonjë cep të botës,do t’jem duke të pritë,
do besoj se dhe ty,shpresat s’të janë shuar.
Një ditë e ndjej,se do të takohemi,
në ndonje stol parku,a ndoshta kafene,
do shkelim udhën e vjetër, aty do dashurohemi,
se cdo themi se dimë,por do jemi “NE”
