Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritDragusha Ndue-MES VETËTIMASH

Dragusha Ndue-MES VETËTIMASH

Unë eci në rrugën e pashtruar të shpresës,
Një hije lamtumire më ndjek nga pas,
Këmbët më lagen nga piklat e vesës,
Në limfën e trazuar, qiejt i përplas.

Në ecjen time, është rruga që më udhëheq,
Tufa reshë përkundin ëndrra dallëndyshesh.
Me dorën, akoma të ngrohtë, vesën heq,
Pas meje më ndjek një uturimë vitesh…

Qorruar vetëtimash, mund të bjerë shi,
Mbase jam lagur mjaftueshëm në jetë…
E prapë, mes vetëtimash, më shfaqesh ti,
Nga gjinjtë e tu, qiejtë lëshojnë rrufetë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT