I bie pasqyrës me grusht,
gjaku rrjedh e copat shuhen,
si femnat pa dritë n’sy,
në terr t`pafund shkrumuem.
N’sirtar me libra rrinë,
syt e mi t’trazuem,
shpirtat e botës mbrenda,
ngjarje, dashni t’pashkrueme.
Pyet veten: çka due unë,
jeta si poete m’ngucë?
Poezi e palexueme,
a roman që s’ka mu shkrue?
Jam e lodhun e dërmueme,
me fat, pa fat jam unë,
e bukur e e shëmtueme,
nji hije ndër kangë t`shkrume.
Njanën dorë t’gjallë e mbaj,
tjetrën dorë t’dekun,
njana kambë n’Parajsë,
tjetra n’Ferr t`shkelun.
Me dashni kam këputë
krejt vargjet e ferrit,
n’trunin tem t’lirë mbjelli
lirinë, kangën e shpirtit…