Iku vera e mërzitur,
desh të rrinte edhe ca .
Erdhi vjeshta bashk me shira
gjethet nga pema përtokë tu ra.
Iku vera bashkë me vapën,
që të hynte deri në palcë.
Erdhi vjeshta me freski,
era me gjethet lozin bashkë.
Vjesht e dashur
më ke hy në zemer.
Për ty zemra më troket
më bashkove me vajzën time,
që e dishrova për shum vjet.
Tani vjesht të kam shum xhanë,
bashkë me ngjyrat e zverdh nga vapa.
Fëmijët dua ti kem pranë,
veç për ta më rreh zemër e ngrata.
Po ti marr ngjyrat e jetës
ti bëj bashkë me ngjyrat tua.
Do më mbetesh stina e zemrës.
E ty vjeshtë sa shumë të dua.
