Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Dekaj-SUKSESI...

Drita Dekaj-SUKSESI…

Duaje suksesin po mbrapa mos i vete.
Duaje familjen si gjan ma të shtrenjtë.
Duaji njerëzit, gjithkën respekto.
Asgja nga askush ti mos kërko.

Shkallët e larta është mir ti ngjitesh vet.
Me merit e njerëzi…
Pa paterica e bostun mu mbështet.
Po mos harro shkallet mëri me radh
Me durim e forc
Me gjithkënd mu përball

Mos fluturo n’hava si gjeli pa kokë.
Krijo bazament se mos biesh në tok.
Nëse ngritja është pa meritë…
Kur t’zbresish në tok do vritesh një çikë…

Mos e humb kurajon nëse ke talent.
Ngrihu në këmbë
E mos kqyr ku po t’dhëmb.
Mblilli forcat e përballur me jetën.
Me forcat tua merre tatëpjetën.

Petat e shkallëve ngjiti nji nga nji
Kujdes mos rreshqitesh e t’biesh përseri.
Në forcat e tua mbështetu fort.
Me ndihmën e besimin veç te i madhi zot.

Të uroj suksese lart e më lart.
Me mund e me djers do ndihesh rehat.
Lart e më lart të uroj lavdi.
Veç në majë të suksesit ti mos arri….

Po arrinte në majë…
E nuk din për më e mbajt.
Ateher për ty më duhet me qajt.
Nuk ke çfar me ba në majë …
Nëse ke kokën bosh.
S’ke rrugëdalje tjetër veç më ra teposht…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT