Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Fejza -Dritë Vendit Tim

Drita Fejza -Dritë Vendit Tim

Dritë Vendit Tim

Falë mëngjeset
Kujtimet,


Dhe ëndrrat e vjetra…


Dritën se fali dot
Dua ta mbjelli
Reshtur,
Edhe frymën e fundit
Të mekur e dua por dritë
Ta kthej në shpresën e fundit
Dritë,
Dritë në traditë
Në sofrën e poetit
Për zërin e rapsodit…


Dritë
Dritë në shkëlqim
Mbi baladat dhe lotët e vashave
Në ëndrrat e tyre të djegura…


Dritë,
Dritë dua mbi tymnajën e mëshirës
Dritë gjithmonë të ketë…
Mbi gurë,
Mbi libra,
Dritë mbi dashurinë e gjallë
Dhe atë ëndrrën që se fali kurrë…


Dritë,
Shkëndi në të vetmen shtizë të bajrakut
Dhe dasmën e shekullit
Dritë krushkut të lirisë,
Dritë vendit tim,
Dritë Shqipërisë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT