Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Fejza-ZËRI I DASHURISË

Drita Fejza-ZËRI I DASHURISË

ZËRI I DASHURISË

Në këtë botë të tronditur dhe të përzier, telefoni është bërë dëshmitar i humbjeve. Numrat janë zhdukur, si gjuha e një populli të harruar. Megjithatë, zëri yt qëndron, duke kujtuar kohën kur bashkë ishim, si një kujtim i asaj që ishim.

Kur dëgjoj atë zë, një melankoli e thellë më pushton. Është si një dëshirë për një kohë që nuk mund të kthehet mbrapsht, për momentet e humbura nëpër rrugët e jetës. Dhe ky zë qëndron aty, duke ndryshuar mendimet e mia, si një kujtim i asaj që nuk mund të harrohet. Por për të sjellë kujtimin e një kujtimi është e pamundur, sepse ai është një ëndërr që vjen e shkon në errësirën e kohës.

Ah, koha, ajo që e këndon melodinë e saj për ne. Disa çaste
nuk do të na mjaftonin kurrë, sepse më të rëndësishmet në jetë janë ato që krijojnë bukurinë e thellë. Çfarë janë ato?

Zëri i dikujt që na kujton cicërimen e zogut, duke na ftuar të fluturojmë lirshëm. Buzët mishtore që na sjellin aromën e qershive të pjekura. Duart e mendjes që ndjekin shpirtin në thellësi të jetës, aty ku jeta është poezi. Edhe poeti, e ndjen xhelozinë ndaj kohës, pasi e di që ajo shuan shumë gjëra. Koha është e fuqishme, por ajo nuk mund ta shuaj zërin e dëshirës,zërin e dashurisë. Shpirti ynë vazhdon të këndoje dhe sfidojë kohën, duke krijuar një epos të pashuar në rrjedhën e jetës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT