Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritDrita Haxhillari-Imazh në arrati...

Drita Haxhillari-Imazh në arrati…

Imazh në arrati…

Si deti me valë,turbullt në mendime,
kohë e mjergullt,ngecur në kujtime,
momente të veshura në zhgënjim,
përditshmëri monotone në rrugëtim

.
Strehëz çasti në humbëtirën e Qiellit,
pakëz shpresë nën dritën e Diellit,
shpirt e zemër,të kapitur,të tretur,
nga imazhi yt,asgjë më ska mbetur.


Prezenca jote,u zhduk në arrati,
klithma nën lëkurë,ish fat a ironi.
Tej në horizont…vështrim i venitur,
impulse “mëkatarësh”të habitur.


Imazhi yt,u largua,mori arratinë,
kohë në mister që vulosi pabesinë.
Heshtje e ngjizur thellë në zbrazëti…
pa grimë njerëzie,boshllëk,ftohtësi.


Mburojë e kokolepsur në “marrëzi”
lojë çudirash,imazh yt në arrati…
Risi kapriçioze endur ndër vite,
simbolikë ngushëllimi i ç’do dite..!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT