Mesnatë…
N’heshtje malli mbuluar,
nën drithërima pa fund…
ajo,diku gjetkë,e harruar,
flakërim’ stuhie e shkund.
Ashtu si një zog i trembur, tek-tuk,çukit nën grehin’
tejlodhur,përdhe shembur,
pa ty si ëngjëll shpëtimi
.
N’këmish’ nate,mori arratin’
shpirtvrar’nën ethe hutimi,
përse ja thyeve lumturinë,
pa asnjë faturim çmimi !?
Një grimë shprese ja fshive,
përse furtun’ torture kjo nat’
dje,trëndafil zemre i mbive,
sonte,jastëk loti në shtrat.
Ajo,për ty ish Hënë e plotë,
ti univers ngrohtësie,Diell,
tashmë,errësirë në k’të bot’
imazh vrenjtur Tokë e Qiell
!
Eh…ajo sonte……
sonte “dehet”në gotë dollie,
n’kujtime,grimca dashurie…
