Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Haxhillari-Në ëndërr me ty.

Drita Haxhillari-Në ëndërr me ty.

Në ëndërr me ty.

Në krah’ të ëndrrës fluturoj,

rend…gjith mall drejt teje,

në kraharorin tënd qëndroj,

ti-Diell dashurie,pran’ meje.

Zjarr ndezur,të shoh në sy,

plot pasion,që s’di të ndal,

humbas,dorëzohem tek ty,

buz’përvëluar,të dy pa fjalë.

Gishtat lozin,në flokët e mi,

në lojë tundimi,më pushton,

emocion”marrëzie”më je ti,

parajsë shpirti që ledhaton.

Afsh zjarri,dehur më kaploj,

digjem në romanc’ magjike,

etshëm,n’gurr’malli qëndroj, dashurie e rrall’ e ç’do dite.

Nën Qiell yjesh,vezullojmë,

ngjizur në shtrat lumturie,

në ngjyra pranvere,gëzojm’

lezet jete,në esenc’ ndjesie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT