Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Haxhillari-Nën prushin e dashurisë...

Drita Haxhillari-Nën prushin e dashurisë…

Nën prushin e dashurisë…
Ndihem e dorëzuar,
kur kthej kokën pas,
n’plogështi,mjergulluar,
qaj,qesh,thërras e bërtas…


Brenda konturës iluzionare,
ngallmoj në paranojë utopike,
brenda kuintave shkatërrimtare,
dorëzohem në ëndrrën e ç’do dite.


Etjen e çastit rrok në duar,
kujtimet e grisura tej i flak,
ti si një diçiturë e ngatërruar,
ikën e vjen si vegim endacak.


Dashuria në bohem,urtësi,
Qielli ish shtrati ynë magjjk,
Dielli-jastëk emocioni,butësi,
ti sërish,imazh që vjen dhe ik.


Kapitem,drithërimë që nuk pret,
në agun e sertë,në mall përpiqem,
mbështjellë në lotin që rrëshqet,
në romancë pasion/zjarr digjem.


Ti-një siluetë që largohesh,
unë-aleate në fjalë dhe besë,
ti-dyer inercie ku ngatërrohesh,
unë-frymim që kurrë nuk vdes !!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT