Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritDrita Haxhillari-Vocërrakja

Drita Haxhillari-Vocërrakja

*Vocërrakja

Ashtu shkujdesur,lozonjare,
bridhja zbathur,në lëndina,
fluturoja si grenxë xanxare,
trazoja breshka,nga “kaptina”


Gjunjëvrarë dhe pis me dhe’
mack’ e egër,zhurmoja pafund,
udh në avion ëndrrash,mbi re,
pemë frutore,s’lija pa shkund !


Ecja krekosur,si një këndez,
me duart prapa,si një djalë,
n’kotece pulash,”vidhja” vez’
komshijt “në gjumë”pa fjalë.


Çapkëne,nuk lija dy gurë bashk’
“grricesha” kush më dilte para,
“mistrece”mbulohesha me kasht’
vrapoja duke kënduar,nëpër ara.


Sot vocërrakja,përkore lezeti,
kuror’ dafine,në pasion e poezi,
si dikur…dhe sot,talentin e treti,
në shpirt ëndërrimtar,si një fëmi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT