Retë e bardha me diellin bisedojnë
Rrugët i mbulojnë me yje
Trojeve shqiptare të plakura në kushtrim
Me dritë lirie
Vajzat e djemtë shohin ëndrrën shekullore
Zgjojnë rrugëtimin e shenjtë shqiponjën
Fluturojnë, Iliri-Dardani-Shqipëri
U betuam që në fëmijëri!
