Unë nuk kam kohë për të humbur,
Çdokush në fakt nuk e ka kohën me tepri,
Por çmimi i lartë fillon nga risku,
Kohës i jap jetë e i marr liri.
Si provë lirie u shfaq një humnerë,
Në hon mbijetese, pa rënie të lirë,
Më mbajti fort magneti i Tokës,
Qenësia ime, epërsi e brishtë.
Kohën time, rishtare në zgrip të shembëtirës,
E mas me çdo fjalë të shkruar që mbetet,
E mas në çdo endje hapësirës,
Ja peshoj çdo ditë buzëqeshjet.
Në kohën time rishtare të jetës,
Muza më sillet si aureolë në ajër,
Mërmërimat me vehten i bëj këngë,
Erës ja përcjell, në festivalin e natyrës…
