Këndo sonte kitara ime, këndo,
Në gjuhën e dashurisë,
Në gjuhën e zogjve të liqenit,
Mbrëmjen bëje mbretëri të telave të brishtë,
Vallëzo sonte, kitara ime, vallëzo,
Si mjellmë e kërpitur nuse me vel anije,
Hëna do të ulet në vallëzimin tënd,
Ma dhuro këtë natë magjie.
Luaj sonte kitara ime, luaj,
Pranë teje do të vij me vargje yllësie,
T’i bëjmë bashkë tingullin dhe fjalën,
Sonte, në vals dashurie.
Më dhuro një libër sonte kitara ime,
Me fletë si krahë pulëbardhash,
T’i mbledhim fletët që fluturojnë mbi shelg,
Almanak kujtimesh të bardha
