Në kyt vend ka veç nji mbret
Vetëm Gjergji, dora vetë
Po bre veçse Kastrioti
Që s’e digjte as baroti.
Vetëm pra qe Skënderbeu
Bash me shpatë turkun e preu
Jo bre nuk e priste shpata
Trim mbi trima në fushata.
Gjeneral me famë botnore
Hapi dosjet arkivore
Shko pra e shih n’Vatikan
Bëmat e tijë për vatan.
Bash veç me 300 kreshnikë
Përzu turkun, i tha ik
I lirunë kalatë, kështjellat
I k’thynë tyrqit nëpër shpella.
Kalorësia tijë e lehtë
Si pegasus, kalë me fletë
Ishin shëmbull në evropë
Shqipëtarët stratiotë.
Luftoi bre edhe n’pleqni
Për atdhe e për liri
Trim mbi trima Skënderbeu
Amanetin s’e tret dheu!
