Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritDritëro Agolli-Kur dashuroheshim në kohën tonë,

Dritëro Agolli-Kur dashuroheshim në kohën tonë,

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim,
Me bicikletë a mushkë apo me kalë,
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Me zor na vinin letrat fshat-qytet,
Nuk kishim nëpër dhoma telefonë,
Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte,
As telefon as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste,
Një dashuri të vjetër për një çast.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll