Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritDritëro Agolli: Kur ikja larg drejt teje vija…

Dritëro Agolli: Kur ikja larg drejt teje vija…

Kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afër ikja larg
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia bëhej çark

As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepse dhe i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
e çakërdisur kuturu…
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia gjithashtu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT