Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritDritëro Agolli-Veçse një ëndërr

Dritëro Agolli-Veçse një ëndërr

Veçse një ëndërr

Ja kështu, ti erdhe, ndenje, ike
Dhe sikur këtu nuk ishe kurrë
S’erdhe si e dashur, por si mike
Thjesht si vizitore tek një burrë.

Për takimin, tjetër ëndërr kisha,
Tjetër doli, siç u ndodh në botë
Ëndërrova në kulm të trëndafilta
Si një verë a trëndafil në gotë.

Dhe megjithatë them, faleminderit!
Ti më dhe një fluturim mbi një ëndërr,
Nëpër portën hapur prej ylberit
Dhe s’ka gjë se ëndrra ishte zhgjëndërr

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT