Tuesday, October 14, 2025
BallinaKulturëDua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards...

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022


Sonte është mbajtur mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022.

Yje të shumtë britanikë kanë marrë pjesë dhe janë nderuar me çmime për të arriturat vjetore në muzikë.

E nominuar në këtë ngjarje ka qenë edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte.

Ajo ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT