ELDINA AGO lindi në Berat në vitin 1989 dhe jeton në Itali prej 25 vjetësh. E apasionuar pas të shkruarit qysh në moshë të re, në vitin 2004, u shpall një ndër ndër finalistët në një konkurs poezie në provincën e Sienës, në nderim të Mario Luzit. Ka mbaruar Universitetin në degën Gjuhë dhe Letërsi të Huaj në Universitetin e Bergamos dhe aktualisht jeton në Komo, ku punon si mësuese në shkollë fillore.
Dhe përhapet
brenda gjoksit
kjo tokë e pabanuar
ku pulëbardhat
nuk fluturojnë më
dhe xixëllonjat
e fikura
rrallohen
në qiellin e thellë të natës
kujtesë e shqyer
e gjërave të humbura
një gërvishtje betoni,
çdo vajtim
——————-
Qielli shkëlqen
me gjethe jeshile
flutura vallëzuese
midis rrezeve të palëvizsshme
në gojë një portokall
i shqyer midis dhëmbëve
ëndrrat digjen
në vendin e gjarpërinjve
në kufijtë e botës
