Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritE diela poetike me poeten Gjelina Maçi Keci

E diela poetike me poeten Gjelina Maçi Keci

Mos i vrit njerëzit me fjalë!

Ka pas thanë hoxha, ka thanë prifti

Asgjë mos ban si vetë, por si them unë

Vetëm zotit e atij që na rriti

Se askujt tjetër besë s’i zumë .

Ndaj mos vrit njerëz me fjalë

Mos e ban këtë asnjëherë

Fjala është si ujët e valë

E mendoje njëmijë herë.

Nuk i mban dot pa dëshirë

Se mendimet janë të lira

Shiko veten mirë e mirë

Mos të kapë si laku smira.

Fjala mësohet, por dhe ndërron

Si fëmija me fjalët e para

Si një flutër n’gojë vallzon

Ndaj me unin të bëhet gara.

Vetë e the dikur kaq bukur

S’ka të mëdhenj e s’ka të vegjël

Lëri njerëzit të jenë të lumtur

Puna bën të mos jesh vegël.

Fjala është vetë shpirti

Askush s’mundet që ta marrë

Ajo të uli edhe të ngriti

Është dhe engjëll, është dhe djall.

Kujt i pëlqen, t’i vërë dhe pikë

Mos kërko me zor t’i kesh

Dikush vjen e dikush ik

Fjalën ruaje se është e shenjtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT