Kem mujt me këndu kangën e trollit
kangën e votrës në telt çiftelisë.
Atë të laureshave sorkalleve e zanave
ambël-shkrimen kangë në tel të laudins.
Ato kangë që themelet e maleve i luejti prej metaforës
të shkrujtme nga poet të epikës legjendë.
Ato kangë të zambakëve e lule borës
e mrekullueshmja fjalërueshëm kanga poemë.
Kem këndu njëherit kangët e shpirit
historinë e nënshkruem breznishë me gjak.
Udhëtuem brezave dallgëve të dimrit
i ruejtem si gjuhën Nanës ngjeshun në shtat.
Andaj o këngëtar të viseve Arbnore
kur të lëshoni njëherit akordin e çiftelisë.
Kuvendoni pak me Shqipen e trojeve atërore
dhe kanga do gjej shtratin e diellit të këndueshmërisë.
U ndesha
ballë për ballë me ty
të ashtuquajturin
melankoli vjeshtake medituese.
Koherent i mbarsur nga gojëdhënat
nga fjalëformuesit e vetëhpallur me statuset injoruese.
U ndesha ballë për ballë me ty
i thurur mendërisht me shtizat e pafajësisë.
Unë thjeshtësia e femres pa komplekse
forca shpirtërore e shkrirë në damarët e njerëzisë.
Po de desha pandaj u përballa me ty
të shikoja dridhjen e syrit për nën vetull
E mësove që bota nuk rrotullohet rreth teje
tani paq uratën pra e dy kungujve nën sjetull.
Në dreq shkoftë hipokrizia
urrejtja, sherri, pabesia.
Në dreq gangrena që krahët pertijnë
skamja, vuajtja, lulëkuqja mbi varfërinë.
Oshëtinë epokave lëngon me ofshamë
shtratin e mbushi plotpërplot me lot.
E sot këtij shekulli moderrn shpirtë-kazëm
i përqesh pararendja me kohën nuk matet dot.
Në dreq shkofshin iluzionet
predikimet paradoksale spontane.
Mjerimi është ulur këmbëkryq mbi njomëzakët
është bërë shtrat i vuajtjes mjerane.
Gjithësisht kur gurët thërmohen me dhëmbë
duart të ndjekin si hije motmotesh.
Zemrat dridhen sikur ndjellin gjëmë
fetë nuk dinë të fjalosen mund-kohës.
Në dreq shkofshin ëndërrat pa ngjyra
u djegshin në ferr me ide predikimesh.
Dhe ju o njerëz që mbani dy fytyra
do dridheni prej mëkateve do digjeni lëngimesh.
Jeta u përtërijë nga ndjenja e dashurisë
u magjeps nga skutat e errta të pabesisë.
Në ardhtë dita e të mbretëroi lumturia
dhe dreqi do tallet me mendjen e njerezisë.
