Qëndroi mbështjellë atij përqafimi,
që frymën s’dihej;
ta jepte apo merrte,
s’dihej brenda tij;
qante apo qeshte,
lindte apo vdiste… .
Por ishte i vetmi vend në univers,
i fundit ku donte të ndalonte,
me grimca, shpirtin ta ushqente,
drejt të cilit pa mëdyshje,
përnatë me krahë fluture rendte…
