Ç’NJERËZ HOKATARË
Mes degësh,ndiej ftohtsinë e hanës
E bukura e qiellit, ç’ma ndrit vetminë…
M’pulit syshë, me njatë dritëverdhen
fijeartë
Mbi qerpikë,rrezesh t’saj
Ndjej mallin tand,tek m’derdhet gjoksit,
pikë-pikë…
S’guxoj as me prek sytë tutsh
Druej mos n’prekje tyne prishen magjitë…
E shpitin, m’len pa shpirt
Oh,i kaltri qiell, banju shtrat sonte
andrrave t’dlira,
Njasaj mbretnisë tande t’paqtë
Due me shtriq hirshëm,hiret e mija
Se krejt m’asht ngërços trupi
tue struk
Msheftas, tue dasht dashninë…
E di,kta toksoret e mbrapshtë
Nurit tem, kanë me lexue
Se n’ty,jam dashurue…
E me gisht, kanë me na ba,
Çartun syshë, çehervramë
Që mujnë edhe dashnisë
me i vu tjetër emen,
Fjalët perçudnojnë,buzsh t’tyne
Oh,ç’njerëz hokatarë,
truthamê, t’pazëmër!
DRENUSHË E PLAGOSUN
Filiz i njomë, nji zot e din n’cfar folezë
t’pa çati, kish mbi
Vatres së ftohtë,vec qiellin kish mbi kry
Ngjizun hormonesh t’çmenduna
pa pik dashni…
Sykaltër me shikim shqiponjë
Rracë Arbnije
Rritun pelenash akull t’ngrime,
E mira vashë
S’kish njohun kurrë babë as nanë
Prej fatit bragtisun, hedhun mënjanë!
Femijrinë ia moren durësh
Andrrat ia vrane
Zahaqit t’ksaj bote t’pashpirt
Si drenush t’ plagosun e lanë
Oh,ç’dhimbje e paanë!
~~~~~
Tek m’kqyrte ngultas n’sy,
Pazashëm sikur klithte, me sa kish fuqi
Ejj botë e prisht edhe unë jam bimëza jote
M”plaset kaq idhët ksaj
Siç moti çartet dimnave, erë dhe stuhi
Oh, ç’jetêvrame,ç’padrejtsi!
U madhnova, pa ken kurrë fmij
Tash qëndroj fort, mbshtetun ashtit tem
E sot përballem sypatrembun
Shtregoj fort gjoksin, njaty ku m’dhemb
Supet mat me ty…
~~~~~
E shtangun njat moment
Nuk di se në cfar u shndrrova
Instikte t’trazueme m’ngulfaten n’gji ,
Dashni prej motre, a mos ndoshtà
e dashta si bijë!
Njashtu hutuem
Kërkova.me përqafue
Oh ,turraz tue kja u derdh n’mue
Si zog krahkputun supesh m’u lshue
A thue mos trupit tem, nuhati arom nane
Njatë parfum e mira e zotit,
kurrë se kish provue!
Njit shpirtit e mora
Teksa faqesh përzihen lotët
M’puthnin rrmisht, buzt e saj t’njoma!
Ndër ngashrime u ndam, tue zgjat durët
Prej zemerimit, brenda vetes hyna,
u zvoglova
Krejt cka frymonte, me dhamb dashta me i kafshue
Zemërgurët “prindër” me shpirt mallkova!
BARDHËSIA E BORËS
Bardhsinë e bors mora, bjeshkeve t’mija
Mbshtjellun si kunore rreth kreje
Njatyne rudinash, ku mrizojnë dhent
Ku ushtojnë fyelli e çiftelia
Vashat t’bukura tue dredhue trupin
Tue kendue dehen djelmnia ,
Lugjeve t’verdha krushqit janë nisê
Oh ç’po bien daire e tupana
T’shtunen mbramje nis kanagjeçi
Njasaj ma t’mires i ngjitet kana,
Ngjitet kana me pika-pika
Sonte je bajrak nder çika
N’cep të arkes,njaty palue
Vesha e gjan, qenis me rruza
Nanë e mira e kish mbarue
T bijen e vet nuse me çue
Ngjitet kana me pika t’kuqe
Neser mbrama bajrak nder nuse
Njaty n’ mes dhomës
Ul nji shkamit, ftyren mbulue
Rrin e mira, si zanë mali
Posht shamisë tue kja
Çikninë e vet, tue vajtue
Ngjitet kana me pika t’mdha
Neser mbrama bajrak nder gra
Krejt me ren gratë tue këndue
Vashen tue ngah me kja
Tue permend krejt kah ka shkue
Hijes t’molles ku ka qenis
Pajen gati me e ba….
Heu cka krisi maje kodrès
Pushk kush qiti,njashtu përpjetë
Kush kaq ambel i bie lodrès
Nusen paskan ardh me marr
Dhandri n’tierq e xhamadana
Si Kreshnik hipun mbi kalë
Hajde bije e lumja nana
Jepja hallallin vllaznisë
Dere e burrit,dere e huj
Bane tanden, si t’kam msue
Fjalen e keqe, mos ja thuj kuj
Vendin ktu ke gjithmonë si bijë
Lule bukura, mjalti i shpisë!
