Wednesday, January 21, 2026
BallinaSportE kërkojnë tre kombëtare, Zidan vendos për të ardhmen

E kërkojnë tre kombëtare, Zidan vendos për të ardhmen

Zinedin Zidan është padyshim trajneri që shumë skuadra do të donin ta kishin si trajner, pas asaj që bëri me Realin e Madridit duke fituar tre Champions radhazi.

Siç raporton “L’Equipe”, për francezin kishte interesim nga ana e Portugalisë dhe Brazilit disa kohë më parë, por që të dyja u refuzuan nga vetë 50-vjeçari.

Së fundmi, prestigjiozja franceze shkruan se për të erdhi dhe një ofertë nga kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por që gjithashtu është refuzuar nga Zidan.

Raportohet se ai kërkonte stolin e Francës, por që Federata zgjodhi t’ia besonte sërish Deshampit dhe për këtë arsye, 50-vjeçari tashmë i ka hedhur sytë nga klubet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT