Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritE martja poetike me vargjet e poetit Shefik Arifi

E martja poetike me vargjet e poetit Shefik Arifi

SI FLLAD PRANVERE
S’di sot ç’ndodh me mua kështu!
S’di as vet se ç’më ka gjetur!
Edhe pse qielli është krejt blu
Një varg përgiysmë ende më ka mbetur.


Sot për vargje s’më vete mbarë
Dhe një varg s’e mbaroj dot
Eja e dashur sa më parë
Se pa ty vargu është i kotë.


Eja siç vjen në Prillë lulja e parë
Siç vjenë flladi i pranverës këtej
Me ty vargu le të ngjajë
Tek ti unë vargun do ta gjej.

POETËT
Pse thonë që poeti vdes si të tjerët,
kjo vjen si një thënie nga lashtësia.
Poeti dhe po vdiq më herët,
tek ai mbetet pavdekësia.


Dhe pas shekujve që poeti është shuar,
ai me vargje di të flas.
Është te çdo varg e fjalë e shkruar,
vetëm me një letër dhe një laps.


Shumë nga poetët e mëdhenj në botë,
ndonjë dhe mund të mos e kemi njohur vallë.
Edhe pse mund të jetë ndarë nga jeta me kohë,
poetët, poetët i kemi gjithnjë të gjallë.

SE Ç’JANË CA ZOGJ QË VIJNË TURMË
Tek ajo shtëpia e vjetër
se ç’janë ca zogj që vijnë turmë
Këtu çdo çast vijnë zogj
dhe cicërimat lënë tek unë.


Këtu përzihet malli e nostalgjia
ku te kujtimet gjej shpesh gjurmë.
Krejt në heshtje ka mbetur shtëpia
përveç ca zogjve që vijnë turmë.


Dikur këtu bëheshim bashkë ne
rreth tryezës, si dallëndyshe mblidheshim.
Në ajër ngriheshim e shpërndaheshin si re
dhe më të lumturit ndiheshim.


Këtu përzihet malli e nostalgjia
ku te çdo kujtim gjeja gjurmë.
Këtu çdo çast vijnë zogj
se ç’janë ca zogj që vijnë turmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT