Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMbrëmje poetike me poetin Sheremet Foniqi

Mbrëmje poetike me poetin Sheremet Foniqi

Tokë e lashtë

O,Tokë e lashtë
gjithmonë vuajte nga më keqijat
Vrasje, turtura e maltretime
Valët e detrave të trubullta
Por shumë krenar qendrove

O, Tokë e lashtë
Zoti të bekoi
Që të lulëzoi Toka e Arbërisë
Se ketu ishte tokë Gjergj Elezë Alisë

Eh! Dardani e Plisëbardhë
Në këtë tokë të bekume, nënat linden
djemë trima,nënat i përkundnin djepat
Rritnin djemët si plepat

O, Tokë e lashtë
E robëruar më shekuj
Nëpër tym e flakë jetën e kalove
Ata djem bujar,për t’mbrojtur dheun flori
Më ata korba të zi e barbar luftuan

Eh! Tokë e lashtë e Kosovës,tokë e Arbërisë
Ty të bekoi zoti, që ne duhet ti falenderohemi
Tani paqja kudo në bukurinë tënde po frymonë
Dielli më ato rreze të arta, kudo rrezaton…


jemi të bashkuar

Të bashkojmë këto copëza
dielli, copëza të shpërndara
S’më bukur kur të bashkohën
Këtë tokë të shënjetë e ngrohin

Të bashkojmë ato vargjet e këngëve
që janë të ndara nëpër shumë troje
E tu japim një melosë të bukur melodikë
E të jetë një këngë e dashur e një shqipenie
Etnike

Të bashkojmë ato copëza shpirti
Të shpërndara në shumë vende
Që ende nuk frymojnë lirëshem,dhe ende
Kanë mall për njeri tjetrin,të bashkohen në
një shpirtë e të frymojnë lirëshëm

Të qendrojmë të bashkuar e t’mblidhemi
të gjithë në një sofër Dardane e t’duam njeri
tjetrin, sepse edhe copëzat e diellit më mirë
Do të na ngrohinë


Mbi gjitha…

Sa herë ngritem e ulem
Mendoi e lutem për një fuqi
që është mbi gjitha, ai është zoti
Një fuqi që duhet të mendohet për të

Sa herë në jetë mendoi për të mirë,
Për bëmirësinë, bujarinë atë e gjejmë
Të fuqia e madhe që është mbi gjitha
Ai është Zoti

Bukuria e qenjeve të gjalla
U krijue nga përendia ku tek njerzit
Zoti pati fuqi të madhe,krijoi të gjitha
Gjymtyrët e të pamurit të kumunikimit
E të punuarit për ta shijuar jetën

Zoti është gjithëçka për mue
Dashuria për zotin arrihet kur të
Kryhen oblgimet për allahun
Atëherë ti i ke vlerat e një besimtari

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT